Policia ka arrestuar 9 persona në Tiranë. Gazetarja Xhensila Kodra raporton për abcnews.al se operacioni është bërë në Policinë e Tiranës.

Të arrestuarit kishin hapur adresa false në Facebook dhe nëpërmjet mashtrimit e shantazheve përfitonin shuma parash tek persona të tjerë.

Mësohet se operacioni u zhvillua pas disa muaj hetimesh në bashkëpunimin me Prokurorinë e Tiranës

Policia njofton zyrtarisht se ka sekuestruar 38000 euro nga mashtrimet nëpërmjet adresave në rrjetin social Facebook

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri – tjetrin, për një periudhë 1 vjeçare, kanë ndërhyrë në llogari të ndryshme të rrjetit social Facebook duke ndryshuar të dhënat e tyre dhe më pas i kanë përdorur për të komunikuar me miq të këtyre llogarive.

Me anë të mashtrimit kanë kërkuar shuma të ndryshme monetare dhe si rezultat kanë përfituar shumën 38000 euro