Personi që shihni në foto është mjeku Hysni Shkjau, i cili ndërroi jetë sot në Spitalin Infektiv, pasi humbi betejën me koronavirusin.

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor në Pukë, përmes një mesazhi ka ngushëlluar familjen për humbjen, ndërsa thekson se ndarja nga jeta e 69-vjeçari ishte një humbje e madhe për sistemin shëndetësor dhe për komunitetin. Ai prej ditesh ishte i intubuar

MESAZHI I NJESISË VENDORE KUJDESIT SHENDETESOR PUKE

Ndarja nga jeta këtë mëngjes të dr. Hysni Shkjaut na trishtoi pa masë të gjithëve. Dr. Hysni Shkjau 69-vjeçar nuk e fitoi dot betejën me virusin e rrezikshëm, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të stafit të infektivit për kolegun e tyre. Luftonte prej disa ditësh me COVID19 në spitalin infektiv dhe gjendja e tij u rëndua si pasojë e vështirësisë në frymëmarrje dhe disa sëmundjeve bashkëshoqëruese.

Pavarësisht 40 vite eksperiencë, nuk e kishte ndërprerë punën dhe vijonte të shërbente si mjek familje në qendrën shëndetësore Qafë-Mali në Bashkinë Fushë-Arrëz.Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Pukë i shpreh ngushëllime famljarëve, miqve dhe kolegëve. Është një humbje e madhe për sistemin shëndetësor dhe për komunitetin.