Kryetari i Bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e mjekut Hysni Shkaju. Nëpërmjet një postimi, Gjonaj shprehet se ndarja nga jeta e doktor Hysni Shkjaut është një dhimbje e madhe për të gjithë komunitetin pukjan.

Më tej ai thekson se virusi ka marrë një prej njerëzve që gjithë jetën ia kushtoi luftës për mbrojtjen e shëndetit.

Sot beteja me këtë virus të tmerrshem na mori njërin prej kontributorve, atë që çdo ditë të jetës në profesionin e tij ia kushtoj luftës për mbrojtjen e shëndetit të komunitetit pukjanë, ndaj i apeloj çdo qytetari pukjan të tregojë kujdes maksimal dhe respektim të masave mbrojtëse” thekson ai ndërsa i shpreh ngushëllime familjes.

“Si kryetar i bashkisë Pukë në emer të të gjithë komunitetit pukjanë i shpreh ngushëllime të sinqerta bashkëshortes, djalit, vajzave, të gjithë të afërmve dhe kolegëve” shprehet ai ndër të tjera.

MESAZH NGUSHËLLIMI PËR NDARJEN NGA JETA TË Dr.HYSNI SHKJAUT Si pasoje e COVID-19 humbem një mjek, i cili i shërbeu komunitit pukjanë për më shumë se 40 vite duke shpëtuar qindra jetë njerëzore në rrezik e duke lehtësuar dhimbjet për mijëra të tjerë. Ndarja nga jeta e dr. Hysni Shkjaut është një dhimbje e madhe për të gjithë komunitetin pukjanë, për familjen, për kolegët e tij në Shërbimin Spitalor të Pukës dhe më gjër.

Si kryetar i bashkisë Pukë në emer të të gjithë komunitetit pukjanë i shpreh ngushëllime të sinqerta bashkëshortes, djalit, vajzave, të gjithë të afërmve dhe kolegëve. Sot beteja me këtë virus të tmerrshem na mori njerin prej kontributorve, atë që çdo ditë të jetës në profesionin e tij ja kushtoj luftës për mbrojtjen e shëndetit të komunitetit pukjanë, ndaj i apeloj çdo qytetari pukjanë të tregoj kujdes maksimal dhe respektim të masave mbrojtëse. U prehsh në paqe doktor Hysniu! Zoti i dhënt forcë dhe kurajo familjes dhe të afërmve! Gjon GJONAJ Kryetat i bashkisë Pukë.

Ditën e sotme, ka ndërruar jetë mjeku Hysni Shkjau, 69 vjeç, i cili vinte nga qyteti i Pukës. Ai po merrte trajtim në spitalin Infekvi, ndërkohë që vuante nga sëmundje bashkëshoqëruese. Shkjau kishte 40 vite eksperiencë në mjekësi. Së fundmi, shërbente si mjek familje në qendrën shëndetësore të Qafë-Malit në Bashkinë e Fushë-Arrëzit në Pukë