Transporti publik në qytetin e Shkodrës vazhdon që të jetë i mbyllur ndryshe nga Tirana që nisi sot. Administratori i shërbimit urban në Shkodër Melidion Dervishi thotë se janë në pritje të miratimit të kërkesave të tyre nga Bashkia Shkodër për të rifilluar lëvizjen me autobusët e qytetit.

Dëmtimet që i janë shkaktuar sektorit të transportit publik janë të mëdha. Administratori Dervishi thotë se mjetet janë amortizuar pasi kanë qëndruar pa lëvizur për shumë kohë.

Kjo situatë ka qënë e vështirë edhe sa i përket punonjesve në këtë sektor. Një pjesë e puntorëve janë detyruar të largohen për të kërkuar punë të tjera.Gjatë këtyre muajve interesi i qytetarëve se kur do të vazhdojë transporti publik ka qënë i madh.

Transporti publik në qytetin e Shkodrës do të rihapet në bazë të protokollit të vendosur për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të COVID19 ndërsa deri më tani nuk ka ndryshim të linjave të lëvizjes dhe itinerari do të jetë i njëjtë si përpara pandemisë /star plus/