Pyetja skandaloze që sduhet bërë më nëpër ekranet shqiptare

Nisur nga një pyetje që iu bë Dojna Memës para pak ditësh në Instagram-in e saj, na u kujtuan të gjitha rastet kur pyetje A je e vi.rgjër i është bërë një vajze në ekran mjafton të kujtojmë sa herë i është bërë Kidës kjo pyetje. Nuk po përmedim këtu kush e tha kur sepse me një kërkim të shpejtë në Google mund të gjeni pafund intervista me pyetje të tilla. Më tepër sesa kush e tha me rëndësi është Pse nuk duhet thënë më.

Fillimisht nëse vjen nga një gazetar është për të ardhur keq. Kjo pyetje tregon paaftësinë e kujtdo për të gjetur diçka tjetër më interesante, për ta shitur intervistën. Kujtojmë se pyetje të tilla bëheshin në kohën e gjimnazit në lojëra si E vërtetë apo Sfidë. Ne pandehim se gazetarët tanë e kanë mbaruar gjimnazin.

A jeni të virgjër është një pyetje shumë personale dhe intime që askujt nuk duhet ti interesojë, sepse çdokush është ie lirë të bëjë atë që do me trupin e tij saj. Kjo gjë nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me komplekset që mund të ketë personazhi, por duke qenë se kjo është diçka personale, ky njeri thjesht nuk do të bëjë publike çdo gjë në lidhje me veten. Ndoshta nuk është kjo pjesa që do të tregojë në publik dhe duhet respektuar.

Vlen të përmendet edhe se kushdo që i përgjigjet kësaj pyetjeje jep një shembull, cakton një kohë se kur është një moshë e mirë për të bërë x gjë, duke ushtruar presion në mënyrë të pavetëdijshme te dikush që e sheh.

Nuk ka të bëjë me emancipimin e vajzave që kjo gjë është okej. Nëse duam të emancipojmë vajzat, duhet ti mësojmë të njohin trupin e tyre. Limite të tilla kohore vetëm i kompleksojnë vajzat dhe asgjë më shumë pyetja që iu bë Dojnës ishte A është normale që një vajzë 19 vjeç të jetë e virgjër