Numri i rasteve të reja me koronavirus në vendin tonë vijon të mbetet i lartë duke u shoqëruar me shtrime në spitalin infektiv.

“Trendi i shtuar i rasteve të konfirmuara me Covid19 ka vijuar dhe gjatë javës që lamë pas, por njëkohësisht epidemia ka paraqitur një numër më të lartë të rasteve që janë hospitalizuar dhe të rasteve që kanë humbur jetën tha , Shefja e Inteligjencës Epidemiologjike në ISHP, Eugena Tomini gjatë përditësimit të të dhënave.

Në spitalin infektiv aktualisht janë 78 pacientë në spital, prej të cilëve 9 në gjendje serioze në terapinë intensive, 2 prej tyre të intubuar në gjendje të rënde.

Gjatë 24 orëve të fundit humbën jetën 3 pacientë, ndër ta edhe një mjek nga Puka.

Në vendin tonë aktualisht janë 1183 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës