Me anë të një njoftimi zyrtar Policia e Shtetit ka dhënë informacion mbi lëvizjet e shtetasve shqiptarë jashtë vendit. Sipas njoftimit të policisë, situata e kufizimeve të lëvizjes së shtetasve në kufi, paraqitet

me Kosovën lëvizja e personave dhe e mjeteve është e lire.

me Malin e Zi mund të lëvizin vetëm personat që posedojnë një dokument të lëshuar nga laboratorët e akredituar të testimit të COVID19 jo më shumë se 48 orë më parë, ku vërtetohet se rezultojnë negativ në testin PCR. Nëse ēshtë njē grup mbi 10 vetē, testi kryhet nga autoritetet malazeze në kufi.

me Maqedoninë e Veriut lëvizja e personave dhe e mjeteve është e lire.

me Greqinë lejohet kalimi për shtetasit e pajisur me leje qëndrimi dhe ata të pajisur me pasaporta greke, kamionë dhe për rastet të autorizuara nga autoritetet shtetërore greke.

me vendet e tjera të zonës Schengen nuk lejohet lëvizja e lirë e shtetasve shqiptarë, përveç rasteve të konfirmuara nga autoritetet e këtyre vendeve.

Për të udhëtuar drejt Shqipërisë kufiri ēshtë i hapur për të gjithë shtetasit e huaj apo shqiptarë, sipas rregullave në fuqi