Rritja e numrit të qytetarëve me koronavirus javët e fundit ka krijuar panikun e një rimbylljeje në shtëpi prej Edi Ramës, i cili kur ishin muajt e parë të pandemisë dilte tre herë në ditë në TV nga kodrat e Surrelit. Tani hesht ose flet ndonjë fjalë sepse nuk ka se ç’të thotë.

Momentalisht BE na ka mbyllur kufijtë, Mali i Zi gjithashtu; na ka mbetur vetëm Kosova si një turizëm patriotik por që edhe ata nuk kanë ku shkojnë.
Nëse vazhdon kështu që kryeministri nuk gjen zgjidhje me qeverinë e tij së pari, dhe në Bruksel, së dyti, Shqipëria do përfundojë në nje kolaps më të madh ekonomik se sa ndodhet. Turizmi është derrmuar, jeta e njerëzve e shkatërruar, oligarkia shton pasuritë, ndërsa kryeministri po merret se si do të vjedhë zgjedhjet në vitin e ardhshëm.

Skenarët që të mbyllen prapë njerëzit në shtepi dhe te rifillojë prapë lista e autorizimeve nga policia nëse do të dalesh nga shtëpia, do jenë kriminalë pasi qytetarët po mbijetojnë me një mijë halle.