Banorët e Dajçit në Shkodër kërkojnë ndërtimin e një ure të re mbi lumin Buna, për të cilën janë gati të financojnë vetë 200 milion lekë të reja. Projekt ideja ka gjetur dakordësinë parimore në Ministrinë e Linjës, ndërsa tashmë pritet edhe miratimi i Bashkisë Shkodër.

Në kohën projekteve me partneritet publik privat, banorët e Dajçit në Shkodër, surprizojnë duke kërkuar një urq të re mbi lumin Buna, koston e të cilës janë gati ta paguajnë vetë.

Kështu Dajçi dhe Muriqani, mund të shkurtojnë kilometra të tërë, duke afruar në të njëjtën kohë pikën kufitare me bregdetin e Velipojës.

Kërkesa për një investim të tillë ka lindur mes banorëve që jetojnë në njësinë administrative të Dajçit në Shkodër dhe komunitetit shqiptar të zonës që prej vitesh jeton dhe punon në Itali.

“Djemtë tanë që vijnë nga Italia dhe Kroacia përshkojnë 32 km për të ardhur në Dajç. Ne me këtë urë kursejmë 28 km plus zbusim trafikun te ura e Bunës

Ata kanë kryer konsultime me specialistët e Autoritetit rrugor shqiptar dhe ministrinë e transportit dhe ekonomisë, ku parimisht kanë gjetur dakordësinë. Por tashmë kërkojnë miratimin e Bashkisë Shkodër

“Kjo urë nuk është vetëm për Dajçin por për të gjithë Velipojën”

Një nga përfitimet e mëdha që nuk lidhet me turizmin, është ajo e shmangies së izolimit në rast të një përmbytjeve.

Sipas projektit, ura do të të jetë 150 metra e gjatë, me gjërësi 5 metra dhe e disponueshme vetëm për taksi dhe autobus, jo mjete të tonazhit të lartë.

Ndërsa kostoja përllogaritet 200 milion lekë, të cilët banorët e Dajçit thonë se i kanë siguruar vetë /Ora News