Në 6 ditë tre pushues kosovarë kanë gjetur vdekjen në bregdetin shqiptar. Viktima më i fundit është regjistruar mesditën e kësaj të hëne, ku mësohet se është mbytur në Durrës 60-vjeçari. Report Tv mëson se viktima është identifikuar si R.B., 60 vjeç.

“Më datë 06.07.2020, rreth orës 13:00, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, shtetasi kosovar R.B., 60 vjeç, dyshohet se është mbytur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes” njofton policia.

Më herët kanë ndërruar jetë një pushues kosovar 75 vjeçar në plazhin e Shëngjinit dhe një 73 vjeçar te Shkëmbi i Kavajës