Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur rreth orës 17. 20, në rrugën Shkodër-Bardhaj në vendin e quajtur ura e Bardhajve.

Drejtuesi i mjetit tip “Alfa Romeo” ka humbur kontrollin duke u përplasur me një mur, ku si pasojë ka dëmtuar dy persona në trotuar.

28 vjeçarja Lida Hebaj është dërguar me shpejtësi në Spitalin Rajonal Shkodër, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë nga plagët e marra.

Gjithashtu është dëmtuar personi D. K. 42 vjeç, i cili po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër. Autori i aksidentit është larguar nga vendi i nfjarjes dhe policia po punon për kapjen e tij.

Sipas policisë, në vendngjarje ndodhet grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.