Presidenti Ilir Meta, gjatë një komunikimi me gazetarët ka pohuar se ardhmja, e Kosovës dhe Serbisë, pavarësisht deklaratave dhe debateve për të ashtuquajturat shkëmbim të territoreve, është në BE.

Në një konferencë për mediat, kreu i shtetit shqiptar tha se ky është i vetmi objektiv i shpallur mes dy vendeve, ndërsa shtoi se ideja për ndryshim kufijsh s’i shërben themeleve të BE së

Dua të vlerësojë dhe një herë tjetër, pa u bërë pjesë e deklaratave apo komenteve të diplomatëve, e ardhmja e Kosovës dhe e Serbisë duhet të jetë në BE. Ky është një objektiv i shpallur në mënyrë të qartë nga të dy vendet. Dhe pa asnjë diskutim që dhe BE çdo ide për ndryshim kufijsh është një ide që nuk i shpërben forcimit të themeleve të Europës së bashkuar dhe është e rëndësishme që të punohet për BE.

Smund të ketë kurrsesi asnjë zgjidhje të qëndrueshme dhe as paqësore e evropianë, duke bërë llogari, jo vetëm kufijsh por dhe qytetarësh. sbesoj se Ballkani ka nevojë për zgjedhje të vjetra ballkanike. tha Meta.

Ndërkohë, pyetjes së një prej gazetarëve për faktin nëse në këto ide është implikuar dhe ish-kryeministri britanik Tony Blari i cili ka qenë edhe ish-këshilltar i kryemninistrit Rama, Meta tha se Dua të falënderoj Britaninë e Madhe për këtë çështje dhe për të ardhmen e këtij rajoni. Që të jetë pjesë e BE së ku shpresojmë që të jetë dhe Britania.