Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar ashpër kundër kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Në një postim në mediat sociale, Murrizi shkruan se Basha ka shpifur me deklarata e tij dhe ka hedhur akuza të forta.

Deputeti i opozitës së re shprehet se kreu i PD, është një spurdhjak që ëndërron të bëhet një ditë burrë shteti, por nuk ka b*thë të përmend asnjë emër nga deputetët që janë sot në Kuvend. Ai më tej shton se vjehrri i tij nuk ndërton pallate që të fitojë 17 milionë Euro në Strasburg.

“Vjerri im eshte shume i merzitur qe nuk ka asnje shoqe deputet!!!! Edhe une u tremba shume nga termeti i 26 nentorit, por ai shejtan Kunati im nuk ka muhabet as me Papulin e as me Carapulin qe te kisha mare edhe une dy vila per 50 vjet sa te “riparoja” shtepine qe kam”, shton Murrizi. Sa për deklaratën e numrit një të PD, se Murrizi nuk ka qenë asnjëherë pjesë KOP-it, ligjvënësi e pranon dhe shton se ai nuk ka qenë asnjëherë as pjesë e GOPIT.