Kryeministri Edi Rama është i bindur për fitoren e Partisë Socialiste në zgjedhjet e vitit 2021.

“PS është më e fortë se s’ka qenë kurrë më parë në 30 vjet. Kemi mbështetjen e një shumice që na ka dhënë një mandat me shumicë, me numrin më të madh të votave që PS-ja ka marrë ndonjëherë.

Prandaj detyra jonë e parë është që në zgjedhjet e ardhshme jo vetëm të jemi partia e parë, por të kemi mbështetjen më të madhe që kemi pasur ndonjëherë. Fitorja është e sigurt me 800 mijë vota për mandatin e 3-të” tha Rama.