Mjeku Pëllumb Pipero ka deklaruar se vendosja e maskës së mbrojtëse duhet të bëhet e detyruar me ligj.

Në një intervistë në “Zonë e Lirë” ai tha se kjo fazë e pandemisë kërkon strategji dhe mirëkuptim me qytetarët. Por referuar rritjes së rasteve ditët e fundit, Pipero tha se nuk po zbatohen masat mbrojtëse nga qytetarët dhe kjo mund të kërkojë vendosjen e maskës me detyrim.

“Jam shumë i sigurt nuk do të ketë një karantinë të dytë. Mendoj që kjo pandemi na dha një mësim historik që karantina nuk është zgjidhja. Duhej bërë patjetër se përndryshe na përmbyste. Në fazën e parë kjo pandemi na përmbyste sistemin spitalor. Mësimi që është shumë i rëndësishëm është që maska dhe distancimi na mbrojnë por nuk zbatohen.

Nëqoftëse faza e parë donte veprim faza e dytë do strategji, komunikim, bashkëpunim me qytetarët dhe me kapacitetet shëndetësore. Kjo fazë e re është një mënyrë bashkëjetese me virusin. Distanca maska dhe higjena e duarve kaq mjaftojnë. Unë mendoj që ka ardhur momenti ta bëjme me detyrim ligjor maskën. Nëse qyetarit nuk i bëhet mënyrë jetese maska e marr me vete, ndoshta ka ardhur momenti që ta mbajë edhe në rrugë. Kur nuk ruajmë dot 1.5 metër distancë duhet përdorur maska.

Unë them ka ardhur momenti të bëhet me detyrim maska. Në rast se maska bëhet sot detyrim dhe nesër përdoret, ju garantoj që për dy javë numrat e të prekurve pjesëtohen me 4, ulen në mënyrë progresive të vazhdueshme dhe të qëndrueshme” tha Pipero/ Opinion.al