Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar sot se janë kryer 346 teste nga të cilat kanë rezultuar pozitiv 67 persona. Në infektiv kanë humbur jetën një 67 vjeçare dhe një 73 vjeçare të dyja nga Tirana me disa sëmundje bashkëshoqëruese

Shpërndarja gjeografike e rasteve të reja është; 34 raste në Tiranë, 9 në Shkodër, 6 në Kavajë, 4 në Elbasan, nga 3 raste në Kurbin, Korçë, nga 2 raste në Kukës, Krujë, nga 1 rast në Fier, Lezhë, Lushnje, Kamëz

Në 24 orët e fundit janë shëruar 45 qytetarë, duke e çuar në 1637 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë aktualisht janë 1108 persona aktivë me COVID19 kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës