Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me sipërmarrësit, operatorët turistikë dhe qytetarët në Velipojë ku ka dëgjuar shqetësimet e tyre.

Basha ka pyetur një prej bizneseve se si ka qenë xhiroja dhe përgjigjja ka qenë 50% e xhiros në krahasim em vitet e tjera.Basha premtoi që në qeverisjen e tij do të hiqen shumë pengesa për turistët që vijnë nga Kosova apo dhe nga zona të tjera për të lëvizur drejt bregdetit.

Basha tha se biznesi i vogël do ketë vetëm një taksë, 0.5% të xhiros. “Këto para do t’i shkojnë pushtetit vendor. Po ndihmuam biznesin, ekonominë, biznesin e vogël, kemi ndihmuar dhe këta të punësuar. Ndihma nga sipërmarrjes, biznesit të vogël është dhe ndihmë ndaj punësimit. Vëmendja ime , vëmendja e PD është në masë të madhe ndaj biznesit të vogël” deklaroi Basha, duke shtuar se ekonomia është në kolaps total