Dy persona, burrë e grua, mbi një motoçikletë tentuan që të eliminojnë nje person ne Shkoder. Por edhe pse kanë kaluar disa ditë, ende nuk ka një të dyshuar kryesor.

Një nga “kontribuesit” është edhe vetë 30 vjeçari. Ne policine e Shkodres Fatjon Harusha eshte perballur me aturoin e ndaluar per kete ngjarje

Ai po gjykohet vetëm për thyerjen e masës së sigurisë “arrest shtëpie” pasi Prokuroria nuk ka ngritur akuza për të në lidhje me ngjarjen edhe pse Pusi u arrestua pasi akuzohej si personi që po tentonte të “hiqte qafe” të riun

I pranishëm në seancën gjyqësore ishte vetë Fatjon Harusha, i cili e ka mohuar para “togave të zeza” që Pusi ka qene autor i ngjarjes.

“Nuk më ka qëlluar Gjekson Pusi” mësohet se është shprehur ai

30 vjeçari u tha hetuesëve të çështjes në momentin që kishin tentuar ta eliminonin, ai ishte shmangur dhe nuk kishte mundur që ta shihte agresorin.

Unë nuk e kam idenë se kush janë autorët. Nuk arrita ti shoh dhe nuk kam asnjë ide se kush janë. Personalisht nuk kam asnjë konflikt me persona të tjerë apo probleme, ndaj edhe nuk e kam idenë përse ka ndodhur kjo ngjarje. Autorët as nuk i njoh dhe as nuk e di pse më qëlluan.

Kur pashë se po qëllonin në drejtim të makinës sime, menjëherë i dhashë shpejtësi, u shmanga dhe më pas u larguan ka rrëfyer Harusha.