Një paciente që kishte rezultuar pozitive për koronavirusin është larguar nga Spitali i Gjakovës.

Siç raportojnë mediat vendase, pacientja ndodhej prej një jave e shtruar. Raportohet se ajo ka arritur që të “arratiset” nga spitali pa lejen e mjekëve të spitalit të Gjakovës mëngjesin e sotëm.

Me të marrë informacionin se e infektuara kishte ikur nga spitali, për gjetjen e saj u mobilizua policia e Kosovës për rajonin e Gjakovës

Zonja u gjet më vonë në shtëpinë e saj. Me rekomandimet e mjekëve ajo është marrë nga shtëpia dhe është shtruar në spital sërish në repartin infketiv të Spitalit Rajonal të Gjakovës, ‘Isa Grezda”

Drejtori i spitalit të Gjakovës Hilmi Shala u shpreh:

“Ka ora 10.30 është largu nga spitali. E ka shfrytëzu vizitën e ditës dhe është largu. Policia ka arritur që ta kthejë sërish në spital”