Kontrolli i Lartë i Shtetit i ka rekomanduar Institutit të Monumenteve të Kulturës që ti kërkojë Këshillit të Ministrave dhe Bashkisë së Tiranës rindërtimin e godinës së Teatrit Kombëtar në të njëjtën zonë dhe me të njëjtin stil dhe pamje arkitektonike që ajo ka pasur

Kjo kërkesë vjen pasi KLSH ka përfunduar auditimin e përputhmërisë në Institucionin e Monumenteve të Kulturës. Në këtë auditim sipas agjencisë janë konstatuar disa problematika dhe shkelje të dispozitave ligjore në fuqi.

Nga auditimi është rekomanduar që “të merren masa të menjëhershme që procesi i miratimit apo dhe nevoja e ndryshimit apo përcaktimit të kufijve dhe koordinatave të Qendrës Historike të Qytetit të Tiranës apo dhe qyteteve të tjera në vend, ti nënshtrohet një procesi të gjerë e të plotë shqyrtimi dhe diskutimi, me argumente të qarta nga institucionet shtetërore të përfshira në proces, si Këshilli Shkencor, Sekretariati Teknik i Këshillit Kombëtar të Restaurimeve, Ministri i Kulturës (në cilësinë edhe të Kryetarit të KKR dhe vetë Këshilli Kombëtar i Restaurimeve, duke përmbushur dhe ushtruar kështu funksionet institucionale për të cilat janë krijuar