Sezoni turistik tashmë ka nisur, ndërsa autoritetet kanë filluar me dezinsektimin e zonave bregdetar. Kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook thotë se ky proces po bëhet nga Velipoja në Butrint dhe nuk ka ndaluar që nga muaji maj.

“Nga Velipoja në Butrint, vijon dezinsektimi i zonave bregdetare për një sezon turistik të sigurt. Programi kombëtar i dezinsektimit nuk është ndalur që prej muajit Maj dhe do të vijojë në të gjithë zonat e nxehta të paracaktuara nga ekspertët e shëndetit publik deri në muajin Tetor”, shkruan Rama në Facebook.

Kreu i qeverisë thotë se ky proces ka një rëndësi të veçantë për shëndetin e qytetarëve, për uljen e transmetimit të sëmundjeve infektive dhe shqetësimet nga pickimet dhe reaksionet alergjike.

?Nga Velipoja në Butrint, vijon dezinsektimi i zonave bregdetare për një sezon turistik të sigurt ???‍♀️⛱?✅ Programi kombëtar i dezinsektimit nuk është ndalur që prej muajit Maj dhe do të vijojë në të gjithë zonat e nxehta të paracaktuara nga ekspertët e shëndetit publik deri në muajin Tetor ? ? Ky proces ka një rëndësi të veçantë për shëndetin e qytetarëve, për uljen e transmetimit të sëmundjeve infektive dhe shqetësimet nga pickimet dhe reaksionet alergjike❌ ? #ShëndetësiaNëGatishmëri

Posted by Edi Rama on Thursday, July 2, 2020