Muaji qershor po mbyllet me bilancin më të keq të përhapjes së infeksionit dhe numrit të viktimave nga Covid-19 në vendin tonë.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i ekspertëve të shëndetësisë, të cilët paralajmërojnë se në korrik do të ketë përkeqësim të situatës dhe rritje të rasteve.

“Kjo rritje që shohim tani është pasojë e muajit maj, pasojat e qershorit do të jenë shifra më të larta që do t’i shohim në korrik. Zbatoni rregullat dhe shumë kujdes”