Deklarata e Rebani Jaupit: Dua t’ju bëj me dije se policia ka dhe në njoftimi paraprak. Vëllai i viktimës ka njoftuar se nuk ka kontakt prej tre ditësh me motrën që nuk u përgjigjen në telefon.

Është njoftuar zjarrfikësja. Kemi hyrë nga dritarja e tualetit të banesës. Sapo hymë në banesë konstatuam të zonjën e shtëpisë të vdekur, një nga vajzat në gjendje kritike dhe në një ambient tjetër në krevat është gjetur e mbuluar me batanije dhe me jorgan vajza tjetër 33 vjeçare pa shenja jete. U krijua grupi hetimor dhe po kryhen veprime në vendngjarje.

Paraprakisht eksperti komunikoi dhe të dy viktimat nuk kanë shenja dhune dhe mund të jenë vetëflijuar. Grupi hetimor po vazhdon hetimet. Paraprakisht, mendohet për një vetëflijim, nuk kanë shenja.

Kemi gjetur shënime të ndryshme, fetare. Do të bëhet ekspertimi i telefonave dhe kompjuterave që janë gjetur në banesë. Vajzat të dyja të arsimuara dhe kanë qenë të papuna. Ka shenja të mosushqyerje të ditëve të fundit.