Nuk po njeh rënie numri I të infektuarve ditorë me COVID19 në qarkun Shkodër. Ministria e Shëndetësisë konfirmoi 14 raste të reja këtë të enjte, ku gjashtë raste I përkasin bashkisë Shkodër, gjashtë raste të tjera janë konfirmuar në bshkinë Fushë-Arrëz dhe dy raste janë konfirmuar në bashkinë Vau Dejës. Në bashkinë Fushë-Arrëz prej pothuaj dy muajsh nuk ka patur raste të reja të prekura nga virusi dhe gjashtë rastet e shfaqura janë vatra të reja infeksioni

Ndërkohë në Shkodër, rastet e sotme janë shpërthim komunitar, ku kryesisht janë persona të cilët janë infektuar edhe në ambjentet e spitalit Rajonal të Shkodrës. Ky institucion mbetet ndër vatrat më të rrezikshme që prej përhapejs së pandemisë ku janë konfirmuar të infektua rnjë numër I konsiderueshëm pacientësh dhe personeli mjekësor.

Një ditë më parë, në spitalin infektiv në QSUT u shënua viktima e dhjetë nga koronavirusi për qytetin e Shkodrës. Bëhet fjalë për një 86-vjeçar I cili po trajtohej në terapi intensive prej 12 ditësh dhe nuk ka arritur të fitojë betejën më COVID19 pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor.

Deri më tani, sipas shifrave të bëra publike nga Ministria e Shëndetsisë, 152 është numri I rasteve aktive me COVID19 në qarkun Shkodër, ku 141 janë persona të vetëizoluar në banesa dhe pa simptoma të virusit, ndërsa 11 janë pacientë të shtruar në Spitalin Infektiv, gjendja e të cilëve është më e rënduar. Prej pothuaj një muaji në Shkodër ka patur një rritje të ndjeshme të numrit të qytetarëve të prekur nga koronavirusi

Shkak për krijimin e kësaj situate është lehtësimi I masave antiCOVID19 por përfaqësuesit e institucioneve shëndetësore I bëjnë apel qytetarëve të kenë kujdes gjatë lëvizjeve në qytet, të ruajnë distancën fizike dhe të përdorin maskat mbrojtëse.