Dy aksidente automobilistike janë regjistruar në harkun kohor të nëntë minutave në Vorë.

Policia bën me dije se nga aksidenti i parë ka mbetur i plagosur një prej drejtuesve, ndërsa nga aksidenti i dytë janë lënduar tre anëtarë të një familje, mes tyre edhe fëmija 2 muajsh.