Ministria e Shëndetësisë vijon të apelojë për respektimin e masave me qëllim frenimin e Covid-19. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Ministria thekson se çdo rast i identifikuar pozitiv, duhet të vetizolohet.

E vetmja mënyrë për të ndaluar përhapjen e infeksionit është duke ruajtur distancën fizike mbi 1 metër nga njëri tjetri, duke u kujdesur për higjienën respiratore dhe duke larë duart vazhdimisht.

Mbani maskat kudo ku mbajtja e distancës fizike nuk është e mundur, bizneset dhe institucionet të respektojnë protokollet e përcaktuara. Çdo rast i identifikuar pozitiv, duhet të vetëizolohet” njofton Ministria.