Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom, ka bërë një paralajmërim të fortë për të gjitha shtetet e globit në lidhje me pandeminë Covid 19.

Adhanom theksoi se më e keqja e pandemisë ende nuk ka ardhur, ndërsa shtoi se virusi po vijon të përhapet me shpejtësi.

Pandemia e koronavirusit po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën, pasi shumë vende që rihapin ekonomitë e tyre shohin një shtim të rasteve me Covid 19 Megjithëse shumë vende në botë kanë bërë një përparim, pandemia në të vërtetë po përshpejtohet. Të gjithë duam që e gjithë kjo të marrë fund. Të gjithë duam të vazhdojmë me jetën tonë, por e vërteta është se pandemia nuk është aspak pranë fundit të saj


Sipas të dhënave zyrtare, koronavirusi aktualisht ka infektuar më shumë se 10 1 milion njerëz në mbarë botën dhe u ka marrë jetën më shumës e 502 mijë personave.

Më shumë se 60 % e rasteve të reja ditore vijnë nga vendet e Amerikës, sipas të dhënave të publikuara nga OBSH