Alvin Berisha, është vogëlushi i cili preku zemrat e të gjithë shqiptarëve, por jo vetëm, pasi mbahej i izoluar në një kamp në Siri

Më vonë ai u shpëtua dhe u bashkua me familjen e tij. Së fundmi duket se Alvini ka ardhur në Shqipëri. Ai ka mbërritur në Durrës dhe babai i tij, Afrimi ka publikuar disa foto në Instagram.

Siç shihet edhe nga fotot duket një ndryshim i madh në paraqitjen e Alvinit ku përveç buzëqeshjes në fytyrë, ka shtuar disa kilogramë gjatë kësaj periudhe dhe kjo tregon se gëzon shëndet të plotë

Kujtojmë se Alvini, pas largimit nga kampi Al Hol, iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në këmbë. Ai mbeti i pla gosur gjatë një shpërt himi në Siri ku fatkeqësisht humbi jetën nëna e tij