Gjekson Pusi, 33 vjeç nga Shkodra, i cili u vu në pranga sot pasi që.lloi me a.rmë zjarri drejt djalit të xhaxhait të deputetit të Partisë Socialiste, Luan Harusha, Fatjonit, nuk është një person i panjohur për Policinë e Shtetit

Vetëm një vit më parë, në muajin tetor të vitit 2019, Pusi u vu në pranga pasi u pikas teksa lëvizte me një ar.më zjarri të llojit Zastava me dy krehra me fishekë, në Shkodër

Gjekson Pusi ishte pikasur nga kalimtarë të rastit se në brez kishte armë zjarri, dhe të trembur këta të fundit lajmëruan policinë. Brenda pak minutash, 33 vjeçari ran ë prangat e policisë në kushtet e flagrancës, teksa ecte në lagjen Vasil Shanto në Shkodër