Bashkimi Europian ka vendosur që të mos rihapë kufijtë me Shqipërinë më 1 korrik, siç ishte paralajmëruar më herët. Komisioni Europian ka miratuar ditën e sotme një listë të shteteve që do mund të udhëtojnë drejt Europës, pjesë e së cilës nuk është Shqipëria. Në këtë listë, nga vendet e Ballkanit është Mali i Zi dhe Serbia.

Megjithatë, në dokumentin që Shqiptarja.com disponon saktësohet se në varësi të ecurisë së pandemisë, lista do të rishikohet pas dy javësh, më 15 korrik. Megjithatë, nga kjo listë do të përjashtohen tre kategori.

Numri i rasteve të reja COVID19 gjatë 14 ditëve të fundit për 100 000 banorë, afër ose nën mesataren e BE

Tendencë e qëndrueshme ose në rënie e rasteve të reja gjatë kësaj periudhe në krahasim me 14 ditët e mëparshme. Përgjigja e duhur shëndetësore ndaj COVID19 duke përfshirë aspekte të tilla si testimin, mbikëqyrjen, gjurmimin e kontaktit, kontrollimin, trajtimin dhe raportimin, si dhe besueshmërinë e informacionit.Merret parasysh gjithashtu informacioni i ofruar nga delegacionet e BE për këto aspekte.

Për kryeministrin Edi Rama, ky është një vendim politik dhe nuk ka lidhje me pandeminë. “Dje komunikoja me Brukselin për listën e vendeve që do të hyjnë në këto rrugët e hapura në dy javët e para për koronavirusin. Diskutimi në Bruksel, kishte shtete europiane që thoshin nuk duam të dimë fare as për shifra dhe lista, askush, nuk duam të na vijnë nga Ballkani, Turqia, bota, njerëz të infektuar. Kjo është politikë” e ka quajtur kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kosovë