Kryesia e Partisë Demokratike në Shkodër zhvilloi takimin e parë me praninë e të deleguarve nga Tirana që i paraprin kështu procesit të propozimeve të kandidaturave për deputet dhe kryetar bashkie, proces që do të bëhet në të gjithë Shqipërinë. Në mbledhjen e kryesisë së PD Shkodër morën pjesë sekretari i përgjithshëm i PD Gazment Bardhi si i deleguar nga qendra dhe grupi i punës i përbërë nga Ivi Kaso, Lulzim Omuri dhe Fitim Zekthi. Kryetari i PD Shkodër Xhevdet Amuli shprehet se kryesia e PD Shkodër u sqarua lidhur me udhëzimin për kandidaturat

Këtë radhë do të jetë një formulë krejt ndryshe për kandidaturat për deputet dhe kryetar bashkie të PD sepse do të votohen nga baza por në një formë të re. Këtë radhë baza do të votojë kundër atyre emrave për të cilët nuk është dakord dhe kush merr 20% e sipër vota kundër nga numri total i antarësisë atëherë nuk përzgjidhet për më tutje

PD Shkodër vijon të bëjë antarësime të reja por me disa kritere

Sipas kreut të PD 99 perqind e të pakënaqurve që kanë qenë eksponentë të rëndësishëm në radhët e demokratëve në Shkodër dhe që kanë mbajtur pozicione të rëndësishme janë rikthyer në PD

Sipas udhëzimit, kryetarët e degëve dhe sekretarët nuk kanë të drejtë të propozohen si kandidat për deputet apo kryetar bashkie vetëm nëse japin dorëheqjen nga këto poste.

Partia Demokratike e Shkodrës pritet që të ketë një anëtarësi prej rreth 3 mijë personash të cilët do të kenë të drejtën e votës për kandidatët e propozuar për deputet dhe kryetar bashkie. Në gjithë atë listë që do të dalë nëse një prej tyre merr 600 vota kundër që përbëjnë 20% të antarësisë atëherë nuk përzgjidhet për të vijuar më tutje.