Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 355 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 61 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 12 të prekur në Tiranë, 11 në Vlorë, 7 në Durrës, nga 5 raste në Kukës dhe Divjakë, nga 3 raste në Pukë, Korçë, Kurbin, 2 në Krujë dhe nga 1 rast përkatësisht në Shkodër, Fier, Lezhë, Has, Mirditë, Kamëz, Sarandë, Fushë-Arrëz, Selenicë, Belsh.

Vihet re zgjerimi i hartës gjeografike edhe në qytete jo shumë urbane, si Fushë Arrëzi, Selenica apo Belshi, ndërsa Shkodra që prej ditësh ka patur një numër të lartë rastesh, sot ka shënuar vetëm 1 rast.

Në vendin tonë aktualisht janë 931 persona aktivë me COVID19 kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës