Rastet e shtuara me COVID19 në Shkodër kanë bërë që të mbërrijë kryeinspektorja e përgjithshme e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor Vjollca Braho.

Fillimisht kryeinspektorja u ndal tek një subjekt në njësinë Bushat të bashkisë Vau Dejës ndërsa tha se Inspektoriati i Shkodrës gjatë kësaj periudhe ka vendosur 15 gjoba dhe mbylljen e dy subjekteve për moszbatimit të masave të protokollit të sigurisë.

Më pas kryeinspektorja Braho vëzhgoi disa subjekte në pedonalen e qytetit të Shkodrës duke thënë se janë marrë masat e duhura nga ana e tyre dhe se vetëm në këtë mënyrë parandalohet përhapja e COVID19

Nga ana e saj kryeinspektorja e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor për Shkodrën Arsida Tyli tha se koha e ndërgjegjësimit për subjektet ka përfunduar dhe tashmë kush gjendet në shkelje do të gjobitet.

Çdo ditë Inspektoriati Shëndetësor zhvillon kontrolle edhe pse ndërgjegjësimi vazhdon që të jetë i ulët