“Guri i Zi Albania” është tanimë një markë e punimeve tradicionale me tezgjah, që prodhohen nga duart e arta të grave në fshatin Rragam të Shkodrës, për tu tregtuar në Milano të Italisë në pikën e shitjes me të njëjtin emër.

Pas mbylljes së përkohshme prej Covid19, qeveria shqiptare iu gjend pranë kësaj sipërmarrjeje, duke mundësuar pagën e luftës prej 40 mijë lekësh për 19 zonjat e punësuara në të.

Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Brahimaj ishte për një vizitë në këtë sipërmarrje.

“Ka vite që punojmë vetëm për një firmë në Itali dhe pasi u mbyll puna atje patëm mbetur pa punë ngaqë kishim lidhje me ata. Në mars që u bllokuam kemi qenë 11 persona. Të gjithë e kanë përfituar pagën e luftës” tha sipërmarrrësja.

“Prodhimet i çojmë prej 13 vitesh në Itali”, theksoi ajo, duke shtuar se “edhe dyqani në Milano është me emrin Guri i Zi dhe ato punojnë ekskluzivisht me ne”

“Ndihma e qeverisë u shpreh sipërmarrësja ishte një ndihmë për të gjithë sepse dhe ne e kishim shqetësim të detyroheshim të linim punonjësit pa punë.

Drejtoresha e Tatimeve mori edhe mendimin e një punonjëseje nëse u ndje e frikësuar për punën gjatë periudhës së mbylljes. “Patëm pak frikë se me këtë punë mbajmë familjen. Nuk e prisnim pagën e luftës me thënë të drejtën. Ishte një gjë e mirë” tha punonjësja.

#RESPEKT? “Guri i Zi Albania”, është tanimë një markë e punimeve tradicionale me tezgjah, që prodhohen nga duart e arta të grave në fshatin Ragam të Shkodrës, për t’u tregtuar në Milano të Italisë në pikën e shitjes me të njejtin emër.✅ Pas mbylljes së përkohshme prej Covid19, qeveria shqiptare iu gjend pranë kësaj sipërmarrjeje, duke mundësuar pagën e luftës prej 40 mijë lekësh për 19 zonjat e punësuara në të.

Posted by Edi Rama on Saturday, June 27, 2020