Ditët e fundit, propaganda e Republikës së re, ka trumbetuar fort në media se Lulzim Basha po synon hapjen e partisë, se rolin kryesorë në përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë do e ketë anëtarësia, e të tjera si këto.

Në fakt duket se gjithçka është një propagandë, dhe asgjë më shumë se kaq dhe gjithçka do vendoset sërish nga Basha.

Anëtari i Bordit Drejtues të Bindjes Demokratike, Leonard Olli në një prononcim për CNA.al ka komentuar të ashtuquajturin udhëzim, të dalë nga selia e PD-së.

Olli theksoi se në fakt nuk ka asnjë risi, dhe se pjesa e propozimeve nga baza edhe në 2017 ka qënë fiks si kjo që po trumbetohet sot.

“Pjesa e propozimeve nga baza nuk është risi. Ka filluar që në 2015 për kandidatët për kryetar bashkie dhe në 2017 ka qenë fiks si sot madje edhe me propozime në mënyrë elektronike në faqen zyrtare të PD.”-tha Olli.

Gjithashtu ai theksoi se e vetmja risi janë formularët, të cilët në fakt sipas tij e bëjnë edhe më qesharak.

Për më tepër, Olli theksoi se mungesa e normimit se në çfarë mënyre kryesia do të përzgjedhë propozimet e bazës, rrezikon të gjithë proçesin.

“E vetmja risi janë formularët të cilët më shumë e burokratizojnë procesin madje në disa pyetje e bëjnë edhe qesharak…. ndërkohë që mungesa e normimit se në çfarë mënyre kryesia do të përzgjedhë propozimet e bazës sepse me aq sa thuhet propozimet e bazës po protokollim real apo detajime konkrete mund të përmbysen shumë lehtë nga kryesia dhe të marrin pastaj shumë lehtë aprovimin në Këshill Kombëtar.

Nuk paragjykoj aspak, por nisur nga këto mungesa dhe ajo që ndodhi në 2017 ku edhe atëherë kandidatura duhet të kalonin në kryesi dhe nuk kaluan, rrezikojnë procesin. Me aq sa e kam ndjekur nga mediat kjo është përshtypja që më krijohet.

E theksoj përtej formularit të ekzagjeruar, nëse kërkoni në arkivat mediatike do të konstatoni lehtësisht se në thelb ishin të njëjtat procedura përzgjedhje e dhe në 2017….”-tha Leonard Olli./ CNA.al