KLSH ka kallëzuar në SPAK ish-kryetarin e bashkisë Finiq Leonidha Hristo dhe dy zyrtarë të tjerë. Në kallëzimin e KLSH thuhet se zyrtarët kanë shkaktuar dëm ekonomik 77 milionë lekë.

“Zyrtarët e kallëzuar penalisht kanë shkaktuar dëm ekonomik 77 milionë lekë. Gjatë auditimit u konstatuan shkelje dhe parregullsi”

Gjatë auditimit nga KLSH në Bashkinë Finiq u konstatuan shkelje dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fushën e prokurimit publik, kryesisht në përzgjedhjen e procedurës së prokurimi, vlerësimin e ofertave ekonomike duke vepruar me dy standarte vlerësimi.

Mbi ish-kryebashkiakun dhe dy zyrtarët,Florian Peri, ish-përgjegjës i sektorit të proceduarve të prokurimit dheL.K ish-përgjegjës i sektorit juridik rëndojnë akuzat për “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tender apo ankande publike” “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Hyrja e paautorizuar kompjuterike”