Prishja e ndërtimeve pa leje nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit pak ditë më parë është kundërshtuar nga disa prej anëtarëve të këshillit bashkiak të Shkodrës në mbledhjen që u zhvillua. Ai që hapi këtë temë është anëtari i PSD Andi Halluni.

Kryetarja e bashkisë Ademi tha se IKMT edhe pse e ka detyrim ligjor nuk ka bërë ende pastrimin e interve në plazhin e Velipojës ndërsa është e paqartë nëse në vazhdimësi për këtë sezon do të lejohen apo jo lokalet prej druri në rërë.

Kundërshtinë për aksionin e IKMT në Velipojë e shprehën edhe anëtar të tjerë të këshillit bashkiak të Shkodrës.

SHEMBJET NË ZONËN E VELIPOJËS

Posted by TV Rozafa on Saturday, June 27, 2020