Sot në rubrikën “Dikur” do të rikthehemi në vitin “e mbrapshtë” 1998. Në Tropojë, një grup të rinjsh nga Kosova kishin mbërritir në Tropojë, ndoshta për t’ju larguar dhunës serbe. Të armatosur dhe me granata, ata qarkullonin në Shqipëri me një furgon.

Derisa në një moment u ndaluan nga një grup shqiptarësh, mes tyre edhe punonjës i FNSH-së.

Bashkë me miqtë e tij, ai ndaloi të grupin nga Kosova, dhe urdhëroi kontrollin e tyre. Duke i vënë të gjithë në një rreth dhe me duart lart, efektivi iu fut edhe vetë “me kokë” kontrollit të tyre.

Në një prej xhupave që ata kishin me vete, u gjet një granatë. Pavarësisht lutjeve të tyre, sërish ai vendosi që t’i dërgonte në Komisariat.