Mali i zi vazhdon të mos lejoj hyrjen e qytetarëve të huaj pa teste e pa virusin korona në vendin e tyre nga e hëna për shkak të shtimit të numrit të infektuarve me virusin korona.

Por gjërat mund të ndryshojnë nga e mërkura me 1 korrik kur edhe mund të hapen kufijtë nga Trupi koordinues nacional i Malit të Zi , por asgjë nuk është e sigurtë.

Nga ana tjetër pas mbylljes së kufijëve, ka pasur reagime jo të pakta, për shkak se qytetarët e këtij vendi e kanë thuajse burim të vetëm turizmin dhe i cili sivjet ka dëmtuar dhe do t’i dëmtoj teja mase.

Nga Komuna e Ulqinit, tregojnë se derisa kish nis ardhja e turistëve atje, nga e hëna me 22 qershor, Trupi koordinues nacional i Malit të Zi, kishte vendosur të mos lejoj hyrjen e të huajve, konkretisht turistëve pa teste negative.

E ata pak turistë nga Kosova e vendet tjera që mendonin të shkonin me automjete e autobusa u detyruan të anulojnë pushimet, deri në ndryhsimin e një vendimi, pasiqë testet nuk mund të bëhen pa pasur simptome…

Zyrtarë nga Komuna e Ulqinit, e as nga subjektet politike nuk kanë dashur të flasin rreth mbylljes së kufijëve dhe rrezikimit të turizmit si burim i vetëm u ulqinakëve, duke shpresuar se nga 1 korriku do të hapen dhe të kthehet normaliteti.

Sabina Ruselbegu nga Stacioni i Autobusëve tregon se nga Kosova derisa kishin nisur linjat e autobusëve nga 15 qershori dhe pritej shtimi i tyre, por nga 22 qershori me vënien e masave të reja u ndalen thuajse të gjitha linjat e autobuësve nga vendet tjera.

Nga Prishtina vazhdojnë të lëvizën vetëm dy atuobusë e të cilët po vijnë bosh e po marrin udhtarët nga Ulqinit.

“Presim nga 1 korriku ndryshim apo lehtsim masash dhe rikthim normaliteti”, tha Ruselbegu.

Naser Jonuzi, nga kompania Barileva e cila mban tërë vitin dy linja çdo ditë Prishtinë- Ulqin e anasjelltas, tregoi se njërën linj ka ndal dhe tjetrën po e mban me humbje, pasi duhet shkuar zbrazët për të marr udhtarët, sepse nuk mund të kryehen testimet të cilat kërkohen në shkuarje.

Po ashtu edhe Flurim Gashi nga kompania Atamaxha, e cila ka linjë të përhershme, tha se po e mbajnë linjën sa për sy e faqe, sespe nuk ka udhtarë nga Kosova me teset negative që shkojnë drejt Ulqinit, sepse ato nuk po mund të kryhen.

Këto dy kompani me linja të përhershme ashtu sikur edhe ato të përkohshme të verës, shprehin paknaqësi nga shteti fqinj për këtë masë e cila nuk po ndodhthuajse në asnjë vend tashmë.

Edhe nga Shoqata e Hoteleve dhe Apartamenteve të Komunës së Ulqinit, i janë drejtuar të gjithë vendimmarrësve, biznesmenëve dhe qytetarëve të Malit të Zi me kërkes për rihapje.

Kryetari Fuad Llunji, tha se është koha e duhur për të reaguar për të shpëtuar sezonin turistik nga i cili jeton ekonomia jonë, nga bujqit deri tek drejtorët e hoteleve me 5 yje, sepse përndryshe ne nuk do të jemi në gjendje të shlyejmë detyrimet tona, të paguajmë kistet e krediteve dhe të paguajmë qira për objektet tona , dhe në një situatë të tillë të palakmueshme gjindet e gjithë ekonomia jonë!