Kryeministri Edi Rama ka qenë ditën e sotme në Lushnjë ku ka vizituar punimet për rindërtimin e rezervuarit të Thanës, të cilin Rama në postimin e tij në facebook e quan më të madhin e këtij lloji në rajon.

Në këtë inspektim Rama ka qenë i shoqëruar nga zëvendës Ministri i Bujqësisë Dhimitër Kote si dhe ministri Bledi Çuçi.

Në bisedë e sipër Rama thotë se investimet e tij strategjike në bujqësi janë me vlerë miliona dollarë që sjellin rritje ekonomike dhe jo si parqet e lali Erit. Mbetet për të deshifruar arsyeja pse Rama thumboi Veliajn ditën e sotme nga qyteti i Lushnjës.