Situata e pandemisë së koronavirusit mbetet ende mjaft aktive në vendin tonë, ku numri i rasteve të reja pozitive ka arrdhur gjithmonë në rritje këto dy javët e fundit. Nisur nga ky fakt, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu i ka bërë sërish thirrje qytetarëve të mbrohen nga Covid-19, pasi duke respektuar masat mund të ndalet përhapja e këtij virusi.

Në një postim në rrjetet sociale, Manastirliu shkruan: “Virusi përhapet shumë lehtë, duke rrezikuar shëndetin e gjithësecilit! Por po kaq lehtë mund të ndalet, nëse zbatohen në përditshmëri këto rregulla të thjeshta.

Mbroni veten dhe të afërmit tuaj! Vetëm duke treguar kujdes mund ta mposhtim COVID 19! Respektoni Rregullat”