Momente tensioni janë shënuar në seancën e sotme në Kuvend, mes dy deputetëve nga radhët e opozitës, Halit Valteri dhe Ralf Gjoni.

Nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar përplasjen mes tyre por është vënë re që nuk kanë munguar as prekjet fizike mes të dyve, ndërkohë që është dashur ndërhyrja e Nimet Musait për të shuar sherrin.

Në fundin e fjalës së tij Halit Valteri i kërkoi ministres Manastirliu që përveç matjes së temperaturës në hyrje të sallës, të bëhet edhe testi i idiotëve.

“Zonja Manastirliu ju keni vendosur matjen e temperaturës në kuvend, por bëni të bëni edhe testin e idiotit sepse këtu ka lloj-lloj deputetësh që nuk dine ç’flasin” tha Valteri.

Pas përplasjes asnjëri prej deputetëve nuk ka pranuar ti përgjigjet interesit të gazetarëve mbi arsyet e debatit.