Në fjalën e saj në seancë plenare, deputetja Rudina Hajdari vuri theksin në kërkesat e saj për reformën zgjedhore, ndryshim i sistemit dhe listat e hapura.

Kjo puna e reformës në drejtësisë gjithmonë e ka dikush fajin vetëm ju nuk e keni. Ka ngel peng nga politika e 30 viteve që akuzoni njëri tjetrin e nuk mbani përgjegjësi. E shikoj edhe me këtë rezolutë që pavarësisht se kam mbështetur, i bashkohem thirrjes për plotësimin e vendeve vakante.

Ky parlament këtë sesion, duhet të mbyllet me një arritje shumë të madhe si ajo e ndryshimit të sistemit dhe hapjes së listave në 2021. Duhet të bëhet kjo që mos të kemi më deputetë të shkëputur nga elektorati dhe ka lidhje vetëm me kreun e partisë. Është e rëndësishme për të arritur këtë betejë. Këshilli politik është kthyer në arenë tjetër politikanësh që shohin interesat e tyre. Ajo që bëjmë me kolegët në parlament, duhet ti shtojmë elementët më të rëndësishsëm që parlamentit ti kthehet sovraniteti.

Do luftoja që t’i qëndrojmë fort kësaj kauze dhe t’i imponohemi edhe maxhorancës për ti cuar këto gjëra deri në fund. Duhet të mbarojë koha kur nuk përfaqësojmë elektoratin, të futemi në garë me kapacitetet tona intelektuale, tja lëmë në dorë qytetarit për të zgjedhur kë do të fusë në parlament. Kështu rinia mund të vijë në këtë sallë, do fitojë fermeri dhe gangsteri, duke i qënduar besnikë kësaj kauze i japim shpresë këtij vendi dhe e çojmë drejt rrugës europiane. u shpreh Hajdari.