Edi Rama u shpreh sot në Kuvend se prokuroria speciale që ka ngritur akuzat kundër Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit është një gjyqësi eksperimentale ndërkombëtare.

I kam lexuar edhe ata që e mbështesin në emër të nevojës për drejtësi dhe dua të besoj që duke mos qenë as nga Kosova dhe as nga Shqipëria, nuk kanë mundur ta ndjejnë sesa thellë dhe padrejtësisht ato fjalë të hedhura në eterin e botës dixhitale prekin dhe prekin për faktin se tashmë udhëheqësit e UCK janë thuajse të tërë, them thuajse për të mos lënë padrejtësisht jashtë si udhëheqës ndonjërin, të akuzuar në 21 vite me radhë si individë me dy koka, që nga një anë kanë udhëhequr luftën apo shtetndërtimin dhe nga tjetra kanë ngrënë njerëz, fëmijë, romë, si kanibalë.

Përballë historisë as Hashim Thaçi, as Veseli dhe as Haradinaj, në 21 vite, si vetë UCK në tërësi nuk kanë nevojë për asnjë mbrojtje publike, sepse përtej kësaj tërkuze të një gjyqësie eksperimentale ndërkombëtare, ata janë vendosur në anën e drejtë të historisë dhe e kanë bërë atë vetë. Historinë e panadshme të asaj pjesë të kombit shqiptar që quhet Kosovë.

Është falë tyre që u trondit ndërgjegja e fjetur e perëndimit demokratik në raport me Kosovën” tha Rama.