Për herë të parë në disa muaj, Evropa regjistroi rritje të rasteve javore me koronavirus, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Po ashtu, sipas OBSH, një numër vendesh mund të kenë rritje të rasteve në nivele të rrezikshme nëse nuk bëhet asgjë për të ndaluar përhapjen.

Gjatë në konference për mediat, drejtori rajonal i OBSH për Evropën, Hans Kluge u shpreh se 30 vende evropiane kanë regjistruar rritje të rasteve me Covid-19 gjatë dy javëve të fundit.

“Në 11 nga këto vende, përhapja e përshpejtuar ka çuar në një rishfaqje shumë domethënëse që nëse lihet e pakontrolluar mund ti shtyjë sistemet shëndetësore në kaos edhe një herë në Evropë tha ai.

Shteti gjerman i North Rhine Westphalia ka vendosur sërish karantinën në dy rrethe pas “një shpërthimi epidemik” në një fabrikë përpunimi të mishit, ndërsa në provincën verilindore të Spanjës e Aragon po vendosen sërish kufizime për shkak të një rritje të rasteve në mes të mbledhësve të frutave.

Teknologjia digjitale, përfshirë aplikacionet e gjurmimit të kontakteve, mund të jetë thelbësore në ndjekjen e virusit, shtoi Kluge

Por disa shoqëri, sipas tij, nuk mund ta përballojnë një teknologji të tillë ndërsa i bëri thirrje Evropës ta “adresojë hendekun digjital” mes kombeve më të pasura dhe më të varfra