Pas skandalit te hedhjes se mbetjeve te beach bareve ne zonen e mbrojtur prane Hidovorit ne Vilu, fadromat e IKMT nuk jane larguar nga bregdeti i Velipojes.

Ndonese u tha se ky do ishte vetem nje aksion pastrimi, e verteta eshte ndryshe. Fadromat kane prishur rruget e ndertuara nga privati per stacionet e plazheve te cilat jane ne proces aprovimi.

Absurdi qendron ne mos kordinimin e insitucioneve te cilat lidhen me turizmin. Kjo pasi stacionet per tu aprovuar duhet te jene te plotesuar me rruge, dushe dhe banjo publike e nga ana tjeter IKMT i ka prishur dhe vazhdon ti prish ato.

Kjo ka ngjallur reagimin e operatoreve te turizmit te cilet pervecse te penalizuar nga pandemia , jane penalizuar dhe nga shteti e nga ana tjeter dhe vete pushuesit kane shprehur pakenaqesi per kaosin e krijuar ne bregdetin e Velipojes .eetimes