Mjeku natyropat Arben Gjoni thotë që periudha e izolimit duhet të shërbente për të mësuar nga përvoja e vendeve të tjera, pasi kjo pandemi s’mund të lu.ftohet me këshilla të epokës së gurit. Sipas doktorit, aktualisht ka dy metoda natyrale për trajtimin e COVID 19, plazma e gjakut dhe ozonoterapia. Kjo e dyta, vë në dukje ai, është kura më efikase, më e shpejtë, më e thjeshtë dhe me shumë pak shpenzime.

Kjo metodë trajtimi në Itali ka nisur të aplikohet që prej muajit mars. Përmes një letre të hapur drejtuar Kryeministrit Rama dhe ministres së Shëndetësisë, Manastirliu, mjeku Gjoni kërkon që edhe në vendin tonë të hartohet një ligj për përdorimin e ozonoterapisë. Kur kjo terapi aplikohet që në fillim, pacienti del negativ brenda 10 ditësh dhe asnjë nuk përfundon në intubim ose shtrim në spital.

Pra, në një kohë të shkurtër dhe pa pasoja për jetën mund ta kalojmë të gjithë shumë shpejt. Përmes saj bëhet i mundur eliminimi i virusit, duke e nxjerrë 100 % jashtë loje sepse nuk mund të lidhet dot me receptorët e qelizave dhe e dyta furnizon direkt organet dhe vetë mushkërinë me oksigjen, edhe kur ajo nuk punon 100 %, e treta nuk lejon koagulimin e gjakut, e katërta forcon mikrocircolacionin etj. për më tepër nuk ka asnjë efekt anësor vihet në dukje në letrën e doktorit.