Hapat me të cilat ka ecur qeveria shqiptare kanë qënë të avashta por Mali i Zi ka avancuar më shpejt. Kështu pika kufitare Zogaj – Skje pritet të jetë gati deri në fund të sezonit turistik, kjo të paktën nga shteti fqinj.

Vend kalimi kufitar që lidh krahinën e Krajës me Shkodrën është afër realizimit. Sapo është shpallur kompania fituese qē do të zhvillojë punimet për ndërtimin e rrugës dhe pikën e kalimit kufitar.

Ky rrugëkalim ndërshtetëror nxjerr krahinën e Krajës nga izolimi duke hapur mundësi të shumta për të zhvilluar turizmin, bujqësinë dhe blegtorinë e kësaj zone. Punimet pritet të zgjatin 120 ditë.

Së shpejti pritet edhe finalizimi i rrugës së Cemit të Trieshit dhe funksionalizimi i pikës kufitare të Grabomit në Malësi. Por ndërkohë topi pas kësaj i mbetet qeverise shqiptare për të realizuar rrugën deri në Zogaj si dhe për të përshpejtuar procedurat e tjera të nevojshme