Bizneset turistike që nuk do respektojnë protokollet e sigurisë për mbrojtjen e turistëve nga përhapja e infeksionit të COVID do të gjobiten me 700 mijë lekë.

Është ky akti normativ i cili mban firmën e Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu

Në rast përsëritje, do tu mbyllet aktiviteti deri në një kohë të pacaktuar.

Nëpërmjet këtij akti normativ parashikohet të penalizohen subjektet që ushtrojnë veprimtari turistike në stacionet e plazhit dhe që nuk respektojnë rregullat dhe protokollet e sigurisë, të nxjerra nga organet kompetente, me dënimin me gjobë 700 000 mijë lekë dhe, në rast përsëritjeje, iu shtohet edhe mbyllja e veprimtarisë nga inspektoratet përgjegjëse, duke synuar kështu të mbrohet shëndeti i turistëve në zonat e plazheve nga infeksioni Covid19 si edhe mjedisi shkruhet në relacionin e aktit normativ të depozituar në Kuvend