Kryetari i Partisë Demokrisitiane, Nard Ndoka, njihet nga të gjithë për batuatat e tij. Këto të fundit ai nuk i kursen as në emisionet televizive, në të cilat diskuton për aktualitetin politik.

Së fundmi ish-deputeti ishte i ftuar në studion e Report TV, ku u pyet për vijimësinë e bashkëpunimit me partitë e polit të djathtë edhe pas 2021, pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve.

Në një moment gazetari Besard Jacaj e pyeti kryedomkristianin se çfarë ndodh nëse koalicioni opozitar nuk fiton zgjedhjet. Ky i fundit dha përgjigjen epike: “Do të rrijë në opozitë!” Pas kësaj përgjigje filluan të qeshurat në studio, ku “u shkri gazit” edhe ish deputeti.